La 108-a UK Torino — Italio 29 de julio — 5 de aŭgusto 2023 | ![]() |
1318 pjesёmarrёsit e Kongresit Universal tё 108 tё Esperantos, tё mbledhur nё Torino, Itali, nga 29 korriku deri 5 gusht 2023, trajtuan temёn “Imigrimi-bashkёrrjedhё e vlerave njerёzore” Pjesёmarrёsit qё udhёtuan nga 69 vende tё ndryshme, jo vetёm diskutuan pёr temёn, por e pёrjetuan dhe shkёmbyen pёrvojёn: Me qenёse tё gjithё pjesёmarrёsit e flasin gjuhёn ndёrkombёtare Esperanto, nuk pati asnjё pengesё gjuhёsore pёr ndёrkomunikimin dhe efektivitetin, nё pёrputhje me temёn e kongresit, vlerat njerёzore e tё gjithё tё pranishmёve bashkёrodhёn- nё njё atmosferё harmonike.
Shumё esperantistё raportuan pёr pёrvojat e veta si mёrgimtarё. Ata theksuan qё njohja e gjuhёs Esperanto ndihmon pёr tё gjetur mbёshtetje nё fillim tё jetёs sё re, por thelbёsore ёshtё tё nxёnit e gjuhёs amtare tё vendit pёrkatёs, nё mёnyrё qё tё integrohesh nё shoqёri.
Kjo vlen pёr tё gjithё mёrgimtarёt- qoftё ata qё e kanё zgjedhur me vullnet tё lirё tё zhvendosen nё njё vend tjetёr apo ata qё duhej tё iknin nga vendlindja pёr shkak tё luftёs, mjerimit dhe pёrndjekjes.
Si rrjedhojё, pjesёmarrёsit e kongresit mbajtёn shёnim si mё poshtё:
Torino, Itali, 5 gusht 2023
(Elesperantigis Bardhyl Selimi)